Porti i Durrësit, Ilir Meta “nxjerr zbuluar” Ramën: Gënjeshtra nuk zgjati një ditë!

101
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me debatin e madh që ka përfshirë këto ditë politikën për projektin mbi ndërtimin e portit të ri të Durrësit.

Përmes një reagimi në Twitter, Meta, duke marrë shkas nga deklarata e Ramës se kompania e Mohamed Alabar, që do të ndërtojë Portin, do të ndërtonte dhe “Manhatanin e Zagrebit” në Kroaci, thekson se gënjeshtra e kryeministrit nuk zgjati një ditë.

“Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Rama deklaroi dje se kjo kompani do të ndërtonte dhe në Zagreb një vepër me rëndësi. Por në mediat kroate qarkullon lajmi se është pezulluar kontrata me këtë kompani, pas protestave të qytetarëve në Kroaci.