Porti Durrës, qeni i Antidrogës zbulon 11 kg heroinë brenda gomës rezervë

527
Sigal

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në një Opel të drejtuar nga A. S., policia, duke përdorur edhe qenin antidrogë, ka konstatuar se në brendësi të makinës kishte lëndë narkotike. Menjëherë është thirrur grupi hetimor dhe specialistët e Narkotikëve të Policisë Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të Opel-it, në gomën rezervë dhe brenda vendit ku vendoset, Policia gjeti 25 pako me 11 kg heroinë. Në moment u bë arrestimi i 50 vjeçarit A.S., shoferit të mjetit me banim në Zvicër.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.