Porositi vrasjen e gruas së tij, Krimet e Rënda lënë në fuqi dënimin e përjetshëm për Sadedin Sulën

540
Sigal

Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e përjetshëm të Sadedin Sulës, i cili vrau me porosi gruan e tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënim të përjetshëm, për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sula është porositësi i vrasjes së gruas së tij, Suela Sulës. Ishte Fatjon Karmeshtnan, i cili u porosit të kryente vrasjen në mobilierinë që kishte ndërtuar çifti Sula.

Arsyeja e vrasjes ishte fakti se ai dyshonte se Suela e tradhtonte dhe do t’i merrte një pjesë të pasurisë së tij.

Suela u vra nga Fatjon Karmeshtnani, me porosi të bashkëshortit të saj Sadedin Sula, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.