Politikanët rezervojnë spitalet e Europës

526
Shëndetësia shqiptare nuk preferohet nga shtetarët dhe politikanët e lartë shqiptare e jo vetëm nga këta por edhe nga zyrtarë të nivelit të ulët, të cilët edhe për “një gërvishtje në dorë” i hapin avionëve dhe shkojnë për mjekim e kurim në klinikat dhe spitalet jashtë Shqipërisë. raste të tilla ka me shumicë, që kanë si personazhe shtetarët e politikanë të lartë dhe familjarë të tyre, të cilët nuk “shkelin” në spitalet publike shqiptare, por në spitalet e huaja private që janë hapur e madje edhe jashtë shtetit. por sikur të mos mjaftonte ky imazh denigrues e demagogjik që ata japin, duke trumbetuar shëndetësi të nivelit të lartë në Shqipëri por realisht nuk e përfillin atë, skandali i shtetarëve shqiptarë ka si tregues edhe një qëndrim tjetër prej klike çifligarësh që abuzojnë me pushtetin dhe taksat e shqiptarëve. Një informacion i ardhur prej shërbimit të sigurimeve shëndetësore, publikon skandalin që një kastë e lartë shtetarësh e politikanësh shqiptarë dhe ish-shtetarësh e ish-politikanësh shqiptarë, kanë bërë sigurimin shëndetësor jashtë shtetit, duke paguar miliona sigurim shëndetësor nga taksat e shqiptarëve. 

Sipas infromaci0nit, janë 311 shtetarë e ish-shtetarë shqiptarë të cilët edhe familjarisht kanë bërë sigurim shëndetësor në shtetet e huaja, duke përfituar shërbime shëndetësore falas, por që kanë si bazë sigurimin e shëndetit të tyre me pagesa nga buxheti i shtetit, që në fakt janë taksa që paguhen nga shqiptarët. Skandali shkon më tej, kur mëson se 146 prej shtetarëve shqiptarë kanë bërë edhe sigurim shëndetësor për familjarët e tyre, po me pagesat e shtetit shqiptar. sipas këtij sigurimi, për çdo shërbim shëndetësor që ata kërkojnë dhe kryejnë, nuk paguajnë asnjë qindarkë në shtetet ku janë siguruar, mbasi e kanë paguar tarifën e detyrueshme që njeh ky sigurim në ato shtete të huaja. konkretisht, sipas informacionit, ata janë siguruara në Austri, Itali, Francë, Gjermani, Greqi, belgjikë, Norvegji etj. për çdo rast nevoje emergjence, ose kontrolli rutinë “për merak”, po me bileta të paguara prej shtetit, deputetë, ministra, zv/ministria etj, shkojnë e kryejnë shërbim shëndetësor në spitalet dhe klinikat e shteteve ku janë siguruara për shëndetin. Këto sigurime shëndetësore shtetarësh, rezulton të jenë bërë më tepër në Austri, Itali e Gjermani. 

Pagesat për siguracionin shëndetësor në Itali janë në vlerën 5 milionë lekë në vit, në Austri janë në vlerën 8 milionë lekë ën vit, ndërsa në Gjermani në vlerën 7.5 milionë lekë në vit. Këto vlera sigurimi shëndetësor që bëjnë shtetarët nuk paguhen nga llogaritë private të shtetarëve, por nga llogaria e shtetit shqiptar. Me këtë shpjegohet fakti, që shtetarët shkojnë e trajtohen me shërbim shëndetësor jashtë. madje skandali shkon edhe më tej, nëse kemi parasysh faktin që qeveria shqiptare trajton shtetarë deputetë ministra, kryeministra, ambasadorë, drejtorë e zyrtarë të lartë të shtetit dhe politikës me financim shtetëror për shëndetin për mjekim e kurim shëndetësor në spitalet dhe klinikat e huaja, madje edhe në shtetet ku ata janë të siguruar për shëndetin, duke u akorduar fonde “ndihmë kurimi” minimalisht në vlerën 5 milionë lekë të reja. Të gjitha këtë pagesa bëhen nga buxheti i shtetit! Ky përbën një abuzim më vete, mbasi këto vlera financimi caktohen me dëshirën e drejtuesve të shtetit e jo sipas një kostoje reale të mjekimit e kurimit të tyre. Ndërkohë që ka shumë raste shqiptarësh “popull” pa poste zyrtare e pa punë, madje edhe në varfëri ekstreme që lihen të vdesin pa i financiar për t’i shpëtuar jetën, paçka se kanë nevojë për mjekim e kurim të specializuar jashtë shtetit. madje, me këtë shëndetësi që ka ndërtuar ky shtet në Shqipëri, njerëzit në hall jetik për shëndetin, nuk pranohen as në vizitë pa paguar tarifa shtetërore e ryshfete tek mjekët!
——————————————————–
Mjekësia është kthyer në “moçal” pasigurie, shpërfilljeje, korrupsioni e zhvatje të qytetarëve
Gjendja në spitalet shqiptare, provon realitetin mijëra rasteve skandaloze e deri kriminale të disa segmenteve të shërbimit shëndetësor shqiptare, të denoncuar prej qytetarëve që nevoja jetike për shërbime mjekësore i çon përditë në spitale, klinika, ambulanca e qendra shëndetësore të sistemit shëndetësor shtetëror shqiptar. Në spitalet dhe urgjencat e shëndetësisë shqiptare mbizotëron një kaos i plotë me mungesë ilaçesh, mungesë pajisjesh, mungesë mjedisesh, mungesë orendish spitalore, mungesë higjiene, mungesë përgjegjësie nga mjekët, panik prej mjekimeve të pasigurta deri me rrezik jetën, dy ditë më parë, për mungesë uji edhe përzënien nga spitali të pacientëve të shtruar, pa llogaritur korrupsionin që bëhet me tenderët e investimeve, pajisjeve e ilaçeve, të cilët prej 2 vitesh u janë hequr si kompetencë drejtorive të spitaleve dhe janë përqendruar në formë e procedurë korruptive, në dorën e kupolës së ministrisë “Beqja”e cila bën prokurimet edhe për blerjen e fshesave të ambulancave të fshatrave. 
Sigal