Politikan i tre mandateve si kryebashkiak dhe kryeorganizator i 100 – vjetorit të Pavarësisë

518

Gazeta Telegraf/

Refleksione
në 14 – vjetorin e zgjedhjes për herë të parë si Kryetar i Bashkisë së Vlorës

Ergys Alushi

Dymbëdhjetë tetorin e vitit 2003 e përkujtoi larg vëmendjes
së dikurshme. Me një grup miqsh në një ambient privat dhe me keqardhjen për Vlorën
e përmbytur nga shiu i një nate më parë. Përmbytje që kishte ndodhur edhe në
ditët e para, kur sapo kishte fituar mandatin dhe pa vendosur ende shiritin, i
ishte dashur të vishte çizmet e të shkonte në lagjen “Karabash”, të përmbytur
keqas në atë mes tetori të 2003-shit. Në rrjetet sociale lexoi “akuzat” e
zakonshme që i shkruajnë në to njerëz që me dashje apo dashje, direkt apo
indirekt mendojnë se ai është shkaktari i përmbytjes së radhës dhe për të
gjitha këto ndihet keq. Pranon edhe gabimet, por edhe thotë, se në qeverisjen
lokale të tij, nuk kishte fonde nga qeveria e djathtë për të pastruar kanalet
kryesore dhe madhore të qytetit dhe, se jo çdo pallat i ndërtuar është shkak
për përmbytjet. Mirëkupton vështirësitë e kryetarit aktual të bashkisë në
lidhje me përmbytjen e qytetit dhe, në asnjë rast të vetëm, nuk gjen një
deklaratë apo status të tij ku të fajësojë pasardhësin e tij për situatën,
ndryshe nga sa ka ndodhur ndonjëherë nga kryetari aktual. Në përvjetorin e
zgjedhjes për herë të parë si kryetar i bashkisë së Vlorës, Gjikës i ka mbetur
peng vetëm fakti, që nuk e drejtoi asnjëherë bashkinë e Vlorës nën drejtimin e
një qeverie të majtë, duke kujtuar pengesat nga qeverisja e djathtë, madje edhe
ato pengesa të mëdha për 100 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ku megjithatë
e ktheu Vlorën, ndër të tjera dhe në “Mekën” e socialistëve përveçse  të qindra mijë shqiptarëve.

Por si janë zhvilluar zgjedhjet e 12 tetorit 2003.

Zgjedhjet, duhet thënë se kaluan vërtet të qeta dhe pa
probleme dhe nuk pati asnjë incident.
Pjesëmarrja në përgjithësi ishte e ulët. Ajo shkoi aty tek 35 përqindëshi.
Ishte Shpëtim Gjika ai që u bëri një thirrje rreth orës 16 për të marrë pjesë
në votime. Në ora 18 erdhën me helikopter 37 kuti të tjera, pasi ishin mbushur
të parat në ato qendra që i kalonin 1000 votues. Në 10 qendrat e para kishte
fituar Gjika. Socialistët e festuan tek shtabi dhe tek selia, kurse demokratët e
kaluan në heshtje dhe mërzitje

Po cila është karriera e njeriut që fitoi tre mandate dhe
Njeriut organizator të 100 Vjetorit të Pavarësisë?

Sigal

Kur u
shfaq për herë të parë në publik, askujt nuk i shkonte në mendje se njeriu me
emrin Shpëtim Gjika, do të shndërrohej në vitet në vazhdim, në një nga njerëzit
më të fuqishëm të Vlorës.
Mësuesi i gjuhës frënge, Shpëtim Gjika, Kryetar i Bashkisë për tri mandate
rresht, ka një histori politike, jo fort të zakonshme. Që nga koha kur i hipte
autobusit për të dhënë mësim në Llakatund e deri sot, karriera politike e
Shpëtim Gjikës ka njohur vetëm rritje. Anëtarësia e tij në PS është e hershme
dhe fillon në vitin 1992, ndërkohë që përpara anëtarësimit në parti, ka qenë jo
pak aktiv në lëvizjet demokratike të kohës, për ndryshimin e sistemit komunist,
me të cilin familja e tij, kishte patur jo pak lidhje, ndërkohë që Gjika nuk do
të kishte teserën e Partisë së Punës.

Fillimi i karrierës politike

Në vitet 1992 – 1994, Shpëtim Gjika, do të zgjidhet anëtar i
Komitetit Drejtues i PS Vlorë, ndërkohë që pas këtij viti e deri në vitin 1996,
do të zgjidhet nën kryetar i kësaj partie dhe anëtar i kryesisë lokale, duke mbajtur
njëkohësisht edhe postin e nën kryetarit të FRESH.Në zgjedhjet e vitit 1997, me
fitoren e PS në Vlorë, Gjika do të ishte një ndër anëtarët e Këshillit të
Bashkisë Vlorë, për t’u zgjedhur më mbas edhe Kryetar i Këshillit të Bashkisë,
duke shënuar kështu edhe fillimin e një “beteje”politike brenda Partisë Socialiste.
Autobusit nuk i hipte më për në fshatin Llakatund, por për në shkollën 8
vjeçare “!5 Tetori” dhe më pas, po me detyrën e drejtorit, në shkollën e mesme
profesionale “Tregtare”. Vetëm pak muaj pasi u zgjodh në postin e Kryetarit të
Këshillit të Bashkisë, Shpëtim Gjika, do të emërohet Prefekti Qarkut të Vlorës,
një post aq i lakmuar nga të tjerë njerëz më të fortë brenda PS Vlorë dhe
kundërshtarët e fortë të tij. Përplasjet në qendrën e partisë dhe ravijëzimi i
grupimeve të reja, dukej se kishte gjetur njeriun e duhur Gjika, për ta ngritur
në majat më të larta të pushtetit dhe përgatitjen e tij, jo vetëm në «betejat»
e ardhshme zgjedhore në rang lokal dhe qendror, por edhe brenda vetë partisë në
pushtet. Gjatë këtyre viteve, vetë Gjika ishte shfaqur hapur në mbështetje të
zhvillimeve në PS, duke mbajtur hapur, herë anën e Nanos, herë të Metës e herë
të Majkos, por edhe të drejtuesve të tjerë, duke votuar apo duke mos shkuar në
ndonjë rast edhe në ndonjë Kongres të PSSH. Gjatë këtyre viteve, Gjika kishte
shfaqur aftësi dhe nuhatje politike, të gërshetuara këto me oratorinë, të cilën
e kishte më shumë dhunti të trashëguar, e duke fituar në këtë mënyrë simpatinë
gjithnjë e në rritje të njerëzve brenda dhe jashtë partisë.

Kur zgjidhej kryetar i bashkisë Vlorë


mandatin e parë si Kryetar i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, në 12 tetor 2003,
duke fituar përballë demokratit Kristaq Bisholla, ndër të tjera mbahet mend në
opinionin e gjerë qytetar edhe për ushtrimin e kompetencave të tij si Kryetar i
Bashkisë, në lidhje me zgjidhjen e problemit të kufizimeve me orë të gjata të
energjisë elektrike në qytetin e Vlorës. Në zgjedhjet e 18 shkurtit 2007,
Shpëtim Gjika do të zgjidhet për herë të dytë Kryetar i Bashkisë duke mundur
rivalin demokrat, Kreshnik Alimerko. Për herë të parë ka ndodhur që një parti,
të kandidojë për herë dytë rresht njeriun e vet për postin e Kryetarit të
Bashkisë. Për herë të parë ka ndodhur gjithashtu që një kandidat për Kryetarë
Bashkie t’i fitojë zgjedhjet në Vlorë, për herë të dytë. Një fushatë, e cila do
të mbahet mend gjatë për dy elemente:
pari
, për “turpërimin” që Gjika do t’i bënte në dy debate televizive
Alimerkos, sidomos debati i dytë në TV Klan dhe së dyti, për angazhimin në mbështetje të Alimerkos, të
kundërshtarëve të majtë të Gjikës, të cilët u deklaruan hapur në mbështetje të
Alimerkos madje shkuan edhe shtëpi më shtëpi simpatizantësh të PS, për të
kërkuar humbjen e Gjikës dhe fitoren e Alimerkos. Gjika fitoi dhe për faktin se
në krye të bashkisë së Vlorës, më shumë sesa një socialist, tregoi se ishte një
njeri i hapur dhe civil për të gjitha grupimet, interesat, të majta e të
djathta. Tani Gjika ishte më i pjekur politikisht dhe me përvojë
administrative, për të drejtuar një ndër bashkitë kryesore në vend, bashkinë e
një qyteti si Vlora, që sa herë përmendet diku, në politikë apo jetën e
përditshme, shkakton reagime të ndryshme tek shqiptarët kudo që ndodhen, brenda
dhe jashtë Shqipërisë. Fitorja e një mandati të dytë dhe pushteti i respektuar
mbi PS lokale, por edhe simpatia që gëzonte jashtë Vlorës, do të ndikonin tek
Gjika, për forcimin e tij të përditshëm politik, për të vendosur gati pushtet
absolut, në pjesën më të madhe të qytetit, grupeve të interesit, jashtë dhe
brenda PS lokale, por edhe grupimeve jashtë politikës.

Sekretar Politik i PS për Qarkun e Vlorës në zgjedhjet 2009

Angazhimi me kohë të plotë i Shpëtim Gjikës në fushatën për
zgjedhjet e vitit 2009, gati shumicën e ditëve të javës i kalonte nëpër komunat
e qarkut të Vlorës, për të takuar strukturat lokale të PS, rriti shpresën tek
socialistët për fitore të pritshme në zgjedhjet e vitit 2009. Krahas punës në
terren për verifikimin e listave dhe kujdesin për të ndihmuar në pajisjen me
karta të qytetarëve që nuk kishin mundësi ekonomike, Sekretari i PS qarkut për
PS, Shpëtim Gjika u ka kërkuar socialistëve të angazhuar drejtpërdrejt në
fushatë, që të mos qëndrojnë të lidhur pas kandidatëve të veçantë, me qëllim
përfitimin e ndonjë posti nesër në rast fitoreje, por të punojnë në grup, për
t’i shërbyer fitores së përbashkët. Të paktën në bashkinë e Vlorës, ndikimi i
Kryetarit të Bashkisë, Shpëtim Gjika, në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2009,
ishte i ndjeshëm. Fitorja bëhet edhe më e “zhurmshme”, kur mëson, se nga 84
qendrat e votimit në bashkinë e Vlorës, PD e Vlorës, ndryshe nga zgjedhjet e
kaluara, fiton vetëm në një qendër votimi dhe kjo ishte qendra e votimit e
ngritur në mjediset e paraburgimit.

28 nëntori 2012, moment kulmor

100 Vjetori i Shpalljes se Pavarësisë, në 28 Nëntor 2012,
është momenti kulmor i Kryetarit të Bashkisë, i cili edhe pse i braktisur dhe
pa fonde e moralisht nga qeveria e djathtë, arriti të organizonte një festë të
madhe kombëtare, të paparë kurrë më parë, jo vetëm në Vlorë, por në mbarë
Shqipërinë. E gjithë shqiptaria u mblodh në Vlorë, ku edhe pse Vlora ato ditë
arriti një numër rekord popullate, nuk u shënua asnjë incident, qoftë edhe një karrige
e rrëzuar në ndonjë lokal të humbur të qytetit. Bashkë me shqiptarët, Vlora u
kthye në një farë mënyre edhe si një “Mekë” e socialistëve shqiptarë, të cilët
tek shprehja e guximshme e Gjikës drejtuar kryeministrit të kohës Berisha “për të marrë bukë me vete”, panë
simbolin, se si mund të guxonte një partie politike e rrënuar pas ngjarjes së 21
janarit për të kërkuar denjësisht ardhjen në pushtet.

Mandati i tretë dhe gjykimi për Gjikën

Në zgjedhjet e vitit 8 majit 2013, Shpëtim Gjika do të
fitonte mandatin e tretë si Kryetar i Bashkisë, përballë kandidatit demokrat, Ardian
Kollozi, detyrë të cilën është duke e kryer aktualisht Z. Dritan Leli.  Në 12 vitet e drejtimit të bashkisë Vlorë,
Gjika vetëm për një vit ka mundur ta drejtojë bashkinë së bashku me drejtimin e
pushtetit qendror nga PS, ndërkohë që pas fitores së PS në zgjedhjet parlamentare
të qershorit 2013, Gjika shpreson për mbështetje të qeverisë socialiste për
Vlorën e vlonjatët. Dymbëdhjetë  vjet nuk
janë pak për jetën e një njeriu e as për jetën e një qyteti, përkundrazi janë
shumë. Dymbëdhjetë vjet në drejtimin e Vlorës janë shumë dhe për të nxitur
debate e pretendime “pro”dhe “kundër” Gjikës, si kryetar i bashkisë. Sot
ndoshta nuk gjykojmë dot e të japim ndonjë përfundim, por koha do të jetë
gjykuesi më i mirë për Gjikën, Vlorën dhe të gjithë ne, në raport me të dhe
qytetin e Vlorës.