Policia zbulon DETAJET/ Kokaina ishte fshehur në dy kuti picash, ja emrat e 4 të arrestuarëve

315
Sigal

Policia ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjen tek “Varri i Bamit” ditën e sotme, ku disa të rinj me Benz arritën t’i iknin me shpejtësi policisë dhe forcave RENEA.

Erjon Prengaj, Altin Gega (Çoku), Taulant Çoku dhe Gentjan Kore janë katër personat e vënë në pranga në kuadër të operacionit të zhvilluar në zonën e njohur si “Varri i Bamit”.

Mësohet se Prengaj dhe Gega janë arrestuar teksa ndodheshin brenda një mjeti tip “Volvo”, ndërsa Kore është pikasur në lulishten pranë kësaj makine.

Edhe Taulant Çoku ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”, poshtë të cilit u gjet një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë.

Kokaina ishte fshehur në kuti picash.