Policia, thirrje qytetarëve: Mos pengoni ekipet e emergjencave, telefononi 112 për ndihmë!

433
Sigal

Policia e Shtetit ka bërë një deklaratë para pak minutash ku i bën apel qytetarëve të’u hapin rrugën ekipeve të emergjencës dhe në rast nevoje të telefonojnë tek nr. 112 falas:

Në deklaratë thuhet: “Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Deri në këto momente u është dhënë ndihm? mbi 260 qytetarëve.

Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve, ambulancave dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu apelojmë banorët të qëndrojnë larg godinave të dëmtuara dhe të mos pengojnë ndërhyrjet e misioneve të shpëtimit në terren.

Për çdo ndihmë telefononi në numrin falas 112!

ImageImageImage