Policia tenton prej disa orësh arrestimin e qytetarëve te “Astiri”

622
Sigal

Pas protestës së djeshme të banorëve të Astirit, policia prej disa orësh po tenton arrestimin e qytetarëve.

Bëhet me dije që prej 5 orësh, forcat e policisë, me uniformë dhe civilë, po kontrollojnë disa ambiente të zonës në tentativë për të arrestuar disa prej protestuesve.

Deri tani nuk ka asnjë informacion nëse ka apo jo persona të ndaluar.

Ditën e djeshme, situata te Unaza e Re ishte e tensionuar pas prezencës së forcave të shumta policore, përfshirë edhe ato të FNSH-së.