“Policia ‘simulon’ dhunën, nxit protestuesit me megafon”, Bardhi: Kujt i flasin, s’ka asnjë këtu (Video live)

584
Sigal

Ndërsa opozita e bashkuar u tërhoq pothuajse menjëherë pas thirrjes së Presidentit Meta për t’u shpërndarë, sërish disa protestues kanë preferuar të vijojnë rezistencën me kapsolla dhe fishekzjarre.

Policia nga ana tjetër ka vijuar me thirrjet dhe hedhjen e gazit, ndërkohë që kryedemokrati Basha mbante fjalimin përmbyllës të kësaj protestë, e 8-a kombëtare.

menjëherë [pas mbylljes zyrtare të protestës sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është rikthyer tek Parlamenti duke akuzuar policinë që po provokon njerëzit për të nxitur dhunë, ndërsa aty nuk gjendej asnjë protestues.

“I bëjmë thirrje policisë të mos provokojë dhunë, pasi protestuesit janë tërhequr. Kujt i bëjnë thirrje, këtu s’ka asnjeri”, tha Bardhi për mediat.

Kjo e sotshmja ishte ndër më të shkurtrat të organizuar nga opozita që nga protesta e 16 shkurtit dhe me sa duket valvul shkarkimi është bërë dhe vendimi i Metës për të shfuqizuar dekretin për caktimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet vendore, çka çon direkt në shtyrjen e tyre.