Policia shqiptare me uniforma të reja, ministri falenderon “partnerët turq”

563
Sigal

Policia me uniformat e reja.  Prezantimi para ministrisë së Brendshme.

Ministri Saimir Tahiri falenderoi  ” partnerët tanë turq” që pas tre vitesh u përfundua ky “projekt i rëndësishëm”

Ministri Tahiri foli dhe për dy projekte të tjera të policisë: Polici i zonës dhe polici vullnetar.

“Do nisim pilotimin e një modeli tërësisht të ri, policit të zonës, si partneri më i parë i qytetarit që nuk do të jetë më tek dera e shpisë për ndonjë hall por do të jetë aty për të ndihmuar.

Shpejt do hapim dyert për të rintjë e të rejat që duan të shërbejnë vullnetarisht në polici. Qoftë dhe dy orë të lira në një apo 5 ditë të javës dhe duan ti shfrytëzojnë  për  komunitetin”