Policia Rrugore s’ndal gjobat: Hiqen 46 patenta, 13 të arrestuar në 24 orë

306
Sigal

Policia Rrugore vijon aksionet për të evidentuar, ndëshkuar të gjithë shkelësit e kodit rrugor. Sipas një deklarate zyrtare, thuhet se gjatë 14 orëve të fundit janë pezulluar 32 drejtues të mjeteve që ecnin me shpejtësi përtej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe janë vendosur 1424 masa administrative.

Nga ana tjetër, thuhet se janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 drejtues mjetesh, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia Rrugore ka një apel ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

”Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart”.