Policia ndalon furgonin me 22 klandestinë në Pogradec, pranga trafikantit, në kërkim bashkëpunëtori

58
Sigal

Nuk ndalet trafiku i emigrantëve të paligjshëm. Në kuadër të operacionit policor “Perimetri” policia arrestoi një 42 vjeçar i cili u kap duke transportuar kundrejt shpërblimit 22 emigrantë të paligjshëm, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, 28 vjeç.

“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. R., 41 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Q., 28 vjeç, banues në Durrës”.

Arrestimi i 41-vjeçarit u bë pranë fshatit Grabovicë, Pogradec.

Shtetasi N. R., me mjetin tip furgon “Benz”, po  transportonte 22 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se bashkëpunëtor me 41-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal, ishte edhe shtetasi F. Q., i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.