Policia kontrolle gjatë natës në aksin Sauk-TEG, sheh spektakël shpejtësie, me 161 km/h

330
Sigal

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore në aksion Sauk-TEG. Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrolloeve nga ora 20:30 deri në 00:30 ka ndaluar persona që qarkullonin me 141 km/h – 161 km/h. Një prej të ndaluarve ishte edhe drejtuesi i një motomjet, i cili po qarkullonte me 160 km/h, ndërsa pasagjeri i tij nuk kishte vendosur as kaskë mbrojtëse.

“Guxim! Vetëbesim i tepruar! Dhe papërgjeshmëri ndaj jetës dhe sigurise publike. Drejtimi i mjetit dhe i motomjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe teper i rrezikshem,”-shkruhet në njoftim.