Policia hedh spraj ndaj naftëtarëve në Ballsh, një qytetar përfundon pa ndjenja në tokë

262
Sigal

Është tensionuar protesta e naftëtarëve në Ballsh të cilët kërkojnë pagat e prapambetura, ku policia dhe protestuesit janë përplasur ndërmjet tyre.

Forcat e policisë kanë spërkatur me spraj naftëtarët dhe njëri prej tyre është ndjerë keq dhe ka përfunduar i rrëzuar në tokë.

Prej ditësh tashmë naftëtarët po protestojnë pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri sa të plotësohen kushtet e tyre.

Punonjësit e Uzinës nuk kanë marrë tetë paga nga kompania që e administron. Edhe tre ditë më parë ata i lanë ultimatum kompanisë që t’ju jepte pagat dhe të fillonin punën.

Kërkesat e protestuesve janë të qarta, ata kërkojnë rinisjen e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura.

Njëri prej protestuesve thotë se nuk duan të përplasen me policinë, të cilët sipas tij nuk duhet të ishin aty.