Policia greke dorëzon listën: Kërkojmë 590 shqiptarët, kapini!

487
Policia greke i ka dorëzuar palës shqiptare listën me 590 shqiptarë që kërkohen nga shteti grek për vepra të ndryshme penale. Mediat greke shkruajnë se lista i është dorëzuar Ardian Çipës, në një takim dy palësh të mbajtur në Athinë.  Greqia kërkon kapjen e këtyre shqiptarëve nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin e tyre në shtetin fqinj për t’u vendosur përballë drejtësisë dhe për të kryer dënimin për veprat për të cilat ata akuzohen. Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues i Lartë, Ardian Çipa zhvilloi një takim me Zëvendës Drejtorin e Policisë Greke, Konstantinos Tsuvalas, në Athinë.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi tematika të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda si dhe u bë një vlerësim i bashkëpunimit policor që ekziston mes dy vendeve. Çipën, në këtë takim, e shoqeronin zyrtarë të lartë të Policisë Shqiptare dhe veçanërisht Drejtori i Drejtorisë për Krimin e Organizuar, Idajet Faskaj, ai i Drejtorise së Krimeve të Rënda, Arben Dashi dhe Oficeri ndërlidhës i Shqipërisë ne Greqi, Andi Likaj. Gjatë takimit u diskutuan dhe analizuan çështje me interes të përbashkët në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të qënieve njerëzore dhe krimit ndërkufitar. 
Sigal