Policia e Tiranës vë nën pranga 8 shtetas brenda 24 orëve të fundit, ja për çfarë akuzohen

465
Sigal

Përgjatë 24 orëve të fundit , Policia e Tiranës ka arrestuar 8 shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

Nga efektivët e “Shqiponjave” në bashkëpunim me seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, është vënë nën pranga në flagrancë, shtetasi D. S., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë N. 1 kanë arrestuar një tjetër shtetas shqiptar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i identifikuar me inicialet A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale D. H., 51 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ai ka vjedhur sende duralumini në një bar kafe.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kanë arrestuar në flagrancë edhe dy shtetas të tjerë, A. H., 41 vjeç dhe N. H., 28 , për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasi R. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e motrës së tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasi L. H., 36 vjeç banues në fshatin Shargë, Vorë, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një shtetasi në Vorë, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të këtij Komisariati nuk ka mundur dot.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë u ndalua për veprën penale “Vjedhja” shtetasi A. (E.) .G., 33 vjeç banues në Elbasan, me precedentë të mëparshëm për vjedhje, pasi në lagjen nr. 2 Kavajë i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas është larguar me automjetin e tij.

Postimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me repartin e posaçëm “Shqiponjat”, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasi D. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë në zonën e Liqenit Artificial iu gjet një sasi e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë N. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” shtetasi D. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e këtij Komisariati me sende duralumini të vjedhura në një bar kafe.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit: A. H., 41 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi N. H. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe në momentin e shoqërimit të tyre për në komisariat, të dy këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i dëmtuar njërën nga kamerat e trupit dhe një aparat celular.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasi R. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e motrës së tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasi L. H., 36 vjeç banues në fshatin Shargë, Vorë, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një shtetasi në Vorë, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të këtij Komisariati nuk ka mundur dot.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë u ndalua për veprën penale “Vjedhja” shtetasi A. (E.) .G., 33 vjeç banues në Elbasan, me precedentë të mëparshëm për vjedhje, pasi në lagjen nr. 2 Kavajë i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas është larguar me automjetin e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.