Policia e Durrësit është në ‘autobus’, ja faktet

529
Sigal

Plagosje me armë në Durrës, kurimi në Peruxhia. Policia italiane nis hetimet, ajo e Durrësit nuk është e informuar për ngjarjen

Sipas të përditshmes “La Nazzione” një person i plagosur me armë zjarri pistoletë dhe që kishte marrë 3 goditje me plumba të kalibrit 9 mm, në një prej lokaleve në periferi të qytetit të Durrësit 5 ditë më parë, pasi ka marrë ndihmën e parë të emergjencës në qytetin e tij është nisur drejt Italisë me një ambulancë private për t’u operuar më pas në spitalin e qytetit Peruxhia. Emri i të plagosurit nuk është bërë publik, mbase duke dashur që të ruajnë sekretin hetimor dhe duke pasur dyshime në ndonjë larje hesapesh. Publikimi do ta bënte të identifikueshëm personin dhe mbase shteti italian ka dashur të largojë çdo rrezikshmëri të viktimës së plagosur në qytetin e tij të banimit në atdhe.

 Ngjarja

“La Nazzione” ka saktësuar se protagonist i ngjarjes së jashtëzakonshme është një i ri 20-vjeçar. Djali, i plagosur me tre plagë në këmbë në vendin e tij të origjinës, është sjellë me ambulancë private në spitalin e Perugia, ku dhe është bërë menjëherë operacion. Kjo ngjarje është e bërë me dije nga hetimi që po bën policia italiane, e cila ka konstatuar plagosjen e tij dhe ka gjetur në trupin e viktimës 2 prej predhave që i kishin mbetur në plagët e mbetura në mish. Policia ka deklaruar, sipas “La Nazzione” se policia ka konfiskuar 2 prej plumbave të nxjerra dhe se ka informuar autoritetet shqiptare nëpërmjet Interpolit.

Hetimet

Sipas hetimeve të policisë, hetimet kanë filluar pasi kompania e Karabinierisë së Peruxhias janë sinjalizuar nga reparti i urgjencës së spitalit, ku është paraqitur i plagosuri 20-vjeçar nga Durrësi. Nga hetimi ka rezultuar se ai ishte një punonjës me rezidenturë të rregullt në Siena. Ndërkohë mësohet se ai është marrë në pyetje nga hetuesit dhe u ka thënë se ka pasur një konflikt për motive të dobëta pas një debati të hapur në një prej lokaleve periferike të qytetit bregdetar të Durrësit. Ai ka dëshiruar që të kurohej në Itali dhe ka marrë një ambulancë me qira, pasi e ka nisur nga spitali shqiptar, ku ka marrë ndihmën e parë ka kaluar së fundmi deri në Peruxhia duke kaluar nga kufiri shtetëror i Barit. Kjo është e saktësuar edhe nga hetimet policore të Italisë. Ky udhëtim është i konfirmuar nga hetimet zyrtare të policisë së kufitare të rajonit të Puljas, vulat e vendosura nga policia në pasaporte dhe nga mjekët ligjorë peruxhianë që kanë deklaruar pas ekspertizës se plagët janë pak ditore. Ndërkohë Policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë version për këtë ngjarje, pasi kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë denoncim.