Policia aksion edhe në Fier, të armatosur me kallash e anti-plumb

604
Sigal

Ashtu si në Berat edhe në qytetin e Fierit, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe të shumta.

Shkak i këtyre postblloqeve është parandalimi i ngjarjeve kriminale si dhe kapja e personave në kërkim, apo atyre që shkelin ligjin.

Forcat policore po ushtrojnë kontrolle në automjetet luksoze që dyshohet se janë të blinduara pa dokumentacionin përkatës.

“Plan masash për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura. Kontrollet nga strukturat e DVP Fier dhe FNSH Fier.” shkruan policia.

Kontrollet janë shtrirë edhe në aksin Fier-Tiranë dhe Fier-Vlorë