Policia aksion blic në Lazarat/ Arrestohen 4 persona në orët e para të mëngjesit, të shpallur në kërkim për drogë

479
Sigal

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion blic në fshatin Lazarat, për personat e shpallur në kërkim për drogë. Si rrjedhojë u vunë në prangat e policisë 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

U arrestua Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

Po kështu në prangat e Policisë kanë rënë Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj, për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, “Kultivim i bimëve narkotike”.
Tahir Brahimi, njëri prej të arrestuarve, është miku i Bako Buzheri, një person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i arrestuar 3 vite më parë nga Policia pasi morri peng një person.

Gjatë aksionit të Policisë më 2016, të dy të sipërpërmendurit goditën me grushte dy efektivët, duke bërë rezistencë. Pas një goditje në ajër është bërë dhe neutralizimi i tyre, por në këtë moment i riu nga Lazarati ka nxjerrë nga xhepi një sasi hashashi dhe e ka futur në gojë duke e gëlltitur.