Polici me motor përplas këmbësoren, i plagosur mbetet edhe një efektiv. Detajet e aksidentit

148
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku të plagosur kanë mbetur një këmbësore dhe një  efektiv policie.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në bulevardin kryesor të qyteti, ku një punonjës policie teksa po patrullonte me motor bashkë me kolegun e tij ka përplasur një 38-vjeçare.

Për pasojë të plagosur kanë mbetur këmbësorja dhe polici tjetër, i cili ishte pasagjer në motor.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të  aksidentit.