Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Spiten të Lezhës. Mësohet se një efektiv policie ka gjetur vdekjen në banesën e tij, ndërkohë që nga të dhënat paraprake, ka dyshime se është vetëvrarë.
Bëhet fjalë për efektivin e policisë me inicialet Gj.L., i cili ka dyshime se mund të ketë vrarë veten me armën e shërbimit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.