Policët 300 metër not nëpër kanionet e Skraparit, për të shpëtuar turisten gjermane

2364
Sigal

Një turiste gjermane mbetet në lumin Osum, poshtë kanioneve. Ka qeë ndërhyrja në kohë e Policisë e cila e shpëtoi duke e nxjerrë nga aty pa asnjë lëndim fizik

Burime ët Policisë së Skraparit, bëjnë ët ditur se pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjëherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K. P., e cila ishte pushuese së bashku me shtetasin gjerman H. P.  Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K. P., e kishte lënë përgjysmë udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.

Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.

Turistët falënderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.