Policë dhe kryepleq në shërbim të grupeve të kanabisit në Krujë

86
Sigal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 25 maj se ka siguruar në gjykatën respektive 13 masa sigurie “arrest në burg” për persona të përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, mes tyre edhe punonjës policie dhe kryetarë të fshatrave në zonën e Krujës. Sipas SPAK, hetimi ka filluar në vitin 2020 për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; si dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet ka rezultuar se personat nën hetim, pjesë e dy grupeve kriminale, janë përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike, personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje. Lëndën narkotike e kanë grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj. Sipas SPAK, gjatë hetimit janë gjetur dhe asgjësuar mijëra bimë narkotike të llojit cannabis sattiva të mbjella në parcela të ndryshme, ndërkohë që vetëm në njërin prej vendeve të grumbullimit është gjetur një sasi prej 145.5 kg lëndë narkotike.

“Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë,” citohet në njotim dhe sqarohet se deri më tani është bërë e mundur të ekzekutohen tetë masa sigurie, ndërkohë që po punohet për ndalimin e pesë personave të tjerë.

1099 fidanë kanabis në Krujë, Lezhë dhe Shkodër

Policia ka gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë dhe në tokë, në Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Në Lezhë gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj.