Sigal

Një djalë i ri ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec– Korçë.

Sipas policisë, viktima është një 27-vjeçar me iniciale Taulant Hoxhallari, banues në fshatin Sovjan. Viktima po ecte në rrugë kur u përplas nga një makinë tip “Volkswagen Golf” me targa AA 431 FI.

Drejtuesi i mjetit me iniciale D.M. është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.