Pogradec/ Autobusi shtyp të miturin, dërgohet me urgjencë në spital

152
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, ku mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar.

Sipas policisë, i mituri u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.