Po zbriste nga mjeti parkuar, pasagjeri rrëzohet në tokë! Dërgohet me urgjencë drejt Traumës, por s’mbijeton

116
Sigal

Një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht teksa zbriste nga një automjet.

Mësohet se viktima ka qenë pasagjerë në makinën e shtetasit me iniciale E. T. Pasi mjeti është parkuar, ai ka tentuar të zbriste por është rrëzuar në tokë.

Sipas bluve, 60-vjeçari me iniciale N. B., banues në Dibër ka marrë dëmtime në kokë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Njoftimi:

“Shtetasi N. B., 60 vjeç, banues në Dibër, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Ky shtetas, si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, informon policia.