Po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, arrestohet turku në Korçë

179
Sigal

Një 53-vjeçar me origjinë turke është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi është kapur duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar”Perimetri” ka rënë në pranga Riza Olcay, banues në Turqi. “Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.”– bën me dije policia e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.