Po punonte në kantier ndërtimi, 55-vjeçari bie nga lartësia

392
Sigal

Një punëtor ka rënë nga kantieri i ndërtimit në Marikaj të Vorës. Mësohet se 55-vjeçari D.Q ka qenë duke punuar, kur edhe ka rënë nga lartësia.

Punëtori ka marrë lëndime, e tashmë ndodhet tashmë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.07.2021, rreth orës ‪17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.