Po lëvizte me biçikletë, makina përplas fëmijën 7-vjeçar në Kamëz

326
Sigal

Një fëmijë 7-vjeçar është përplasur nga një makinë, ndërkohë që ai ishte duke lëvizur me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës ‪12:30‬, në rrugën “OSBE”, në Kamëz.

Policia e Tiranës bën me dije se “mjeti me drejtues L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Tirane/ Informacion paraprak

Më datë 20.06.2020, rreth orës ‪12:30‬, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, mjeti me drejtues L.L., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.