Po kalonte në vijat e bardha, makina përplas kalimtaren në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë

196
Sigal

Një 22 vjeçare është përplasur nga një makinë sot teksa po kalonte në vijat e bardha në zonën e 21 dhjetorit në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Nga detajet që dihen deri më tani, bëhet me dije se kalimtarja është plagosur rëndë dhe mori ndihmën e parë nga qytetarët që rastisën në vendngjarje.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit me inicialet D.M nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është është shoqëruar për në polici.

Njoftimi i Plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.