Po hapte pus për lavazh, bie në 20 metra thellësi

485
Sigal

Një person, banues në fshatin Farkë të Tiranës, ka rënë në një pus me thellësi 20 metra ditën e sotme, duke rrezikuar seriozisht jetën.

Personi emri i të cilit nuk bëhet i ditur po punonte në një pus pa leje, kur ka humbur kontrollin.

Shpëtimi i tij është nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe grupet e emergjencës.

Mësohet se pusi po hapej për lavazh.