“Po gllabërohen sërish fonde publike”- Deputeti i PD nxjerr dokumentet: Inceneratori i Elbasanit po harxhon para për të groposur plehra! Është hapur tender për…

152
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka publikuar disa dokumente, që sipas tij tregojnë se inceneratori i Elbasanit po merr sërish fonde nga shteti.

Sipas deputetit demokrat është hapur një tender për inceneratorin e Elbasanit për të groposur plehra.

Deputeti thotë se me një fond prej 170 milionë lekësh, inceneratori i Elbasanit, kërkon mjete të rënda për sistemimin dhe depozitimin e mbetjeve. Më tej ai shton se u harxhuan dhjetëra miliona euro që plehrat të digjen, por inceneratori i është kthyer metodës së mëparshme, me groposje.

“Inceneratori i Elbasanit po harxhon para për të groposur plehra!

Afera e inceneratorëve po gllabëron sërish fonde publike. Inceneratori i Elbasanit, i cili u propogandua gati për punë, për të djegur plehrat, ka hapur tender publik për të groposur plehra.

Me një fond prej 170 milionë lekësh, inceneratori i Elbasanit kërkon mjete të rënda për sistemimin dhe depozitimin e mbetjeve. Me pak fjalë, u harxhuan dhjetëra miliona euro që plehrat të digjen por inceneratori i është kthyer metodës së mëparshme, me groposje.

Mbi 400 milionë euro gllabëruan pushtetarët me kompani fantazëm nga lekët e shqiptarëve, por duket se vjedhja nuk ka përfunduar ende”, shkruan deputeti i PD.

“Po gllabërohen sërish fonde publike”- Deputeti i PD

“Po gllabërohen sërish fonde publike”- Deputeti i PD

“Po gllabërohen sërish fonde publike”- Deputeti i PD