“Po e vodhëm argjendarinë…i shitëm në Tiranë”

542
Dy të rinjtë e arrestuar si autorë të grabitjes së një argjendarie në qytetin e Shkodrës, kanë pranuar gjithçka.
Françesko Vukajn, 23 vjeç dhe Iraldo Filipin, 28 vjeç, pranuan të jenë autorë të grabitjes së 3 shkurtit në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.
Gjatë seancës gjyqësore, ndaj të cilëve u vendos masë “arrest me burg”, ata thane se sendet e floririt që vodhën, i shitën në Tiranë. Policia e Shkodrës, i arrestoi autorët 4 ditë pas ngjarjes, më 7 shkurt. Autorët udhëtonin me një automjet pa targa me të cilin goditën qepenin e dyqanit të argjendarisë. Pasi hynë brenda dhe vodhën ç’të mundnin, ata u larguan duke braktisur automjetin.
Sigal