Po bënte kontrolle për drogë në Dukagjin, bie në humnerë efektivi i policisë (Emri)

186
Sigal

Një efektiv policie ka rënë në humnerë në Dukagjin, gjatë një operacioni antidrogë.

Efektivi i komisariatit Shkodër, Rrok Frroku ka rrëshqitur në terrenin e vështirë të Dushmanit.

Kolegët e tij kanë tentuar ta nxjerrin por s’kanë mundur dot, raporton News 24.

Ata kanë kërkuar ndihmë të specializuar për ta nxjerrë oficerin nga humnera, pasi terreni ishte tejet i vështirë.

Ai është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.