Plas në burgun e Drenovës, Arbion Aliko kërcënon Ramën: Nëse do gjakderdhje gati jemi, po na heqin dhe ujin s’e nuk votuam!

678
Arbion Aliko, i akuzuar si pjestar i grupit te zjarrit te perfshire ne ngjarjen e Lazaratit, gjate nje seance ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku eshte vendosur masa e sigurise arrest me burg. /r/n/r/nArbion Aliko, charged as member of the group involved in the event fire Lazarat, during a hearing at the Court of Serious Crimes.
Sigal

Arbjon Aliko ka shfaqur sërish me sjellje agresive duke kërcënuar edhe kryeministrin Edi Rama nga burgu i Drenovës ku edhe do të vuajë përjetësisht dënimin.

Arbion Aliko, i dënuar përjetë pas përplasjeve që kanë ndodhur në Lazarat me Policinë ka bërë një denoncim të fortë në redaksinë e Fax News.

Ai thotë se në burgun e Drenovës që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, mbi të dënuarit po bëhet presion dhe ka sjellje çnjerëzore ndaj tyre.

Aliko denoncon se të burgosurit po shtypen nga ana e drejtorit, ndërsa u janë shkurtuar dhe oraret e dënimeve.

‘98% e të burgosurve nuk kemi dalë të votojmë, edhe pse na bën presion. Shumica nuk e preferojnë partinë komuniste shqiptare, drejtori dhe shefi i policisë kanë vënë vartësit e tyre që të na bëjnë presion. Iu kthejnë familjarët pas, dhe nuk i lënë që të na takojnë, na kanë shkurtuar oraret e takimit dhe ajrosjen.

Madje ka arritur sa edhe ujin po na e japin me gramaturë, plus që po na provokojnë edhe psikologjikisht, Para dy muajve kanë nxitur një revolt në godinën e sigurisë së lartë, është provokuar nga drejtori, dhe aty ka pasur konflikte me policinë, ku të dënuarve u janë thyer duart, këtë gjë duan të bëjnë dhe tani te godina jonë.

Këta po duan të nxisin gjakderdhjen, po dhe këtë mund ta bëjmë ne se kemi problem, sa kohë që na kanë sjellë në burg. Diktaturën e Edi Ramës nuk e pranojmë, po nxisin revolta të qëllimshme., sot kemi të dalë të gjithë nga qelitë, dhe do të protestojmë.

Drejtori Genc Fejzollai iu kërkon lekë të burgosruve në këmbim të favoreve, nëse merrni në pyetje të gjithë të dënuarit, të gjithë e dinë që ai ka muaj të tërë që nuk hyn te qelitë tona”, shprehet Aliko.