Plagosje në Elbasan/ I mituri godet 5 herë me thikë 30-vjeçarin

204
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të ish Gjykatës së Elbasanit mbrëmjen e së shtunës, pak para mesnate, ku një 30- vjeçar është plagosur me thikë nga një i mitur.

Nga raportimet mësohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të çastit Enea Zylfullari, 30 vjeç.

Zylfullari është dërguar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekeve, pasi ka marrë më shumë se pesë goditje me thikë.

Ndërkohë, autori i dyshuar i krimit është 16- vjeçari E.P., i cili është ndaluar nga policia me akuzën e “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Gjithashtu, është sekuestruar edhe mjeti i mprehtë, me të cilin është kryer plagosja.