Plagosje me armë zjarri në qendër të kryeqytetit

618
Sigal

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm tek tregu i veturave në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

“Rreth ores 07:30 kemi marrë informatën se në Tregun e veturave në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohe policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar.