Plagosje me armë zjarri në Elbasan

503
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Mësohet se një person mbeti i plagosur me armë zjarri në lagjen “5 maji” të qytetit.
Xhon Rusta, 22-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar.
Të dhënat e para flasin për një përplasje mes grupeve kriminale.
Ai u është transportuar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rusta është dënuar për plagosje në vitin 2014.
“Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan.
Menjëherë shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorit”, njofton policia e Elbasanit.
Sigal