Plagosje me armë në Vlorë, transportohet në spital një grua 39-vjeçe

210
Sigal

Një shtetase 39-vjeçe, banuese në fshatin Bunavi, është paraqitur në spitalin Rajonal të Vlorës e plagosur në dorë me armë zjarri.

Nga informacionet parparake të policisë, dyshohet se 39-vjeçarja është plagosur aksidentalisht me armë gjahu.

Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N.,  39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi,  Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.

Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes