Plagosje me armë në Laç

583
Një 26-vjeçar mbeti i plagosur me armë në qytetin e Laçit.
Policia bën të ditur se rreth orës 14:15 u plagos A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras. Ai ndodhet në Spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia identifikoi autorin, E.M. 30 vjeç, banues në Krujë.
“Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, njofton policia.
Sigal