Plagosja te ‘Komuna e Parisit’/ “Po shihja celularin kur dikush erdhi dhe më qëlloi”, zbardhet dëshmia e të riut që iu bë atentat në makinë

325
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 22-vjeçarit Reidi Balla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.

Balkan Web raporton se 22-vjeçari gjatë natës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në deklarimin paraprak që dha pas ngjarjes, i riu mësohet të këtë thënë: “Po shkoja në shtëpi.

Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.

Policia po punon me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna që do të çojnë në identifikimin e autorit.

Po ashtu po pyeten rrethi shoqëror dhe familjar i Reidi Ballës për të kuptuar nëse ka pasur konflikte.

Burime nga policia thonë se 22-vjeçari nuk ka precedentë të mëparshëm penal.