Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezër, në kërkim i katërti

56
Sigal

Tre vëllezër janë arrestuar nga policia ndërsa është shpallur në kërkim i katërti pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar me një çift bashkëshortësh dhe më pas kanë plagosur në këmbë një efektiv policie.

Sipas bluve, në pranga janë vënë Gerald Marini, 38 vjeç, Marjus Marini, 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e vëllait të tyre Armando.

Marini Mbrëmjen e djeshme, pas konfrontimit fizik që vëllezërit kanë pasur me A.Mema dhe bashkëshorten e tij O.Mema, policia është përpjekur të neutralizojë situatën. Por pasi e kanë goditur, vëllezërit kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit efektivit Julian Xhahalili.

Gjatë përplasjes arma është shkrepur duke plagosur efektivin Xhahalili, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M. Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.