Plagosja e administratorit të njësisë Kallmet në Lezhë, policia jep detaje, arrestohet autori I dyshuar

193
Sigal

Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të plagosjes së Kryetarit të Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simonit.

Sipas bluve të Lezhës, fillimisht Besnik Simoni dyshohet se është përfshirë në një debat në zyrën e tij me shtetasin Altin Marku.

Më pas, Simoni ka mbetur i plagosur në rrugë, ku sipas policisë, dyshohet se është qëlluar me pistoletë nga Marku.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Altin Marku.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e  plotë të ngjarjes.