Plagosja e 55-vjeçarit në Krujë, policia jep detajet për ngjarjen

99
Sigal

Luan Hushi 55-vjeç është qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Ai ka marrë plagë në bark dhe tashmë është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Autori i dyshuar është një bashkëfshatar i tij me inicialet K.Q. i  cili tashmë është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Policia ka dhënë informacion për ngjarjen ku thekson se po punohet për sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.