PLAGOSI TË RIUN NË TIRANË/ Ja kush është Klajdi Kodra, i përfshirë në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës në 2017 dhe…

248
Sigal

Klajdi Kodra, i cili dyshohet se plagosi sot me armë zjarri të riun Reginaldo Kaçorrin në Tiranë, rezulton emër i njohur për policinë, i dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.

Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Loerenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat. Konflikti ndodhi për hasmëri.

Po ashtu emri i Kodrës del edhe në një plagosje të dyfishtë, të ndodhur në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto”. Të plagosur asokohe mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç.

Ndërkohë, në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit.

Më datë 03.08.2016 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.