Plagosi prindërit me thikë, flet i vëllai: Ishte një moment…, është çun i urtë

516
Sigal

Përmirësohet gjendja shëndetësore e dy të moshuarve Asie e Destan Neziri që u plagosën një ditë më parë nga djali i tyre 25-vjeçar me thikë. Destani 75-vjeçar është shtruar në repartin e kirurgjisë ndërsa bashkëshortja e tij Asia, pritet të dalë sot nga reanimacioni ku gjendet prej 24 orësh.

Vëllai i autorit, Fisniku nuk e kupton motivin që e shtyu 25-vjeçarin drejt këtij akti. Sipas tij ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një depresioni, pasi siç tregon ai marrëdhëniet mes të riut dhe prindërve nuk ishin konfliktuale.

“Një moment, gjendje depresioni. Nuk mund t’i japim shpjegim. Nuk e kuptojmë dot se si ka ndodhur. Çuni është shumë i urtë. Babi e mami nuk kanë pasur probleme ndonjëherë”, thotë Fisniku.

Hajri Neziri, pak pasi qëlloi me thikë dje, prindërit e tij u vetëdorëzua në polici i shoqëruar nga bashkëjetuesja, e cila ishte prezente në momentin e përplasjes. Janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, por dyshimet mbeten konfliktet për çështje ekonomike apo kundërshtia që kishin prindërit për lidhjen e të birit.