Sigal

Eshtë arrestuar nga forcat e policisë një person i cili gjatë një grabitje në një dyqan celularësh në Kuçovë ka plagosur një person.

Eshtë arrestuar, Klaudio Naska, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë,( i dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Falë reagimit të shpejtë të policisë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i vjedhjes me pasojë plagosjen, në një dyqan celularësh.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Klaudio Naska, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë,( i dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) puntorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe  pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer   xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit  E.I.

Shtetasi E.I ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

•23 aparate celular të markave të ndryshme.
•1 lap top
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘‘Vjedhje me Dhunë‘‘ , ‘‘Plagosje e lehtë  me dashje‘‘, “ Shkatërrim prone“, “Kanosje” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal.