Plagosi me thikë ish-të dashurin, arrestohet 18-vjeçarja në Tiranë

32
Sigal

Një 18-vjeçare ka plagosur me thikë ish-të dashurin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa mbesin ende të paqarta.

Policia ka njoftuar se e reja ka rënë në pranga, ndërsa ish-partneri i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në komunikatën e policisë.