Plagosi me armë në Vlorë, arrestohet mbas 3 javësh

566
Sigal

Vihet në pranga autori i plagosjes së 34-vjeçarit në lagjen ”Pavarësia”, ngjarje e ndodhur 3 javë më parë.

Policia e Vlorës arrestoi Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë.

Atij iu sekuestrua arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMW X5.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.