Plagosi bashkë me shokun dy vëllezërit në Burrel, arrestohet 26-vjeçari

301
Sigal

Një 26-vjeçar me inicialet L.L., është vënë në pranga pasi akuzohet se në bashkëpunim me një shokun e tij kanë lënë të plagosur dy vëllezër në qytetin e Burrelit.

Ngjarja ka ndodhur në katër janar, kur katër të rinjtë u përleshën me thika, pas një sherri me motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel.

Për pasojë të plagosur mbetën dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel. Ditën e ngjarjes u vu në pranga personi me inicialet A.N.. Ndërsa vijon të jetë në kërkim, personi me inicialet XH.M..

Njoftimi

Kapet dhe arrestohet autori i dytë, i cili me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, plagosën me thikë dy vëllezër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, pas një pune dhe hetimi 3 mujorë, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim : L. L., 26 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me shtetasin A.N, (i arrestuar ditën e ngjarjes), dhe shtetasin e shpallur në kërkim XH.M , pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit”.